Një emërtim më i saktë për sëmundjen e mëngjesit është: Përzierja dhe Vjellja Gjatë Shtatzënisë (NVP) e cila ju ndodh në mëngjes për rreth 80% grave shtatzëna.
Zakonisht, kjo ndodh midis javëve të 6 dhe 12 të shtatzënisë. Sidoqoftë, nuk është e pazakontë që ajo të vazhdojë deri në javën e 16-të të shtatzënisë (dhe madje edhe më gjatë për disa gra).
Edhe pse për shumicën e grave, sëmundja e mëngjesit nuk shkakton dëmtime për nënën ose fëmijën, 1% e femrave zhvillojnë atë që njihet si hyperemesis gravidarum, një formë ekstreme e sëmundjes që në mëngjes që shkakton dehidrim dhe humbje peshe zakonisht që rezultojnë në hospitalizim, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse mendoni se keni diçka të ngjashme, ndaloni leximin dhe thërrisni menjëherë ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor. (Fakt interesant: Gratë që vuajnë nga hyperemesis gravidarum kanë më shumë gjasa të kenë një vajzë sesa një djalë.)
Por, a keni menduar ndonjëherë se si t’i lehtësoni simptomat e kësaj gjendjeje kaq të zakonshme?
‘Pregnancy Videos’ ka sugjeruar gjashtë mënyra natyrale, të cilat do t’i cekim ne dhe në rast paqartësie, keni si mundësi videon.
Pra, çfarë duhet konsumuar, dhe më konkretisht, çfarë duhet bërë për të arritur diçka të tillë?
-Meze e lehtë
-Çaji i xhenxhefilit
-Limoni i freskët
-Mezja e natës
-Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë vjellje
-Metoda “21 Frymëmarrje”