Në këto ditë të nxehta, femrat ‘detyrohen’ që eshe të ekspozojnë trupin pak më shumë, për shkak të stilit, nxehtit ose edhe rasteve kur duhet të veshin bikini.
E sigurisht se të gjitha kanë dëshirë të kenë këmbë të rrafshta e pa vija.
Edhepse celuliti nuk është një gjë nga i cili duhet të turpëroheni, sepse shumica e femrave e kanë dhe modelet që i shihni nuk është se i kanë këmbët siç dalin në fotografitë profesionale që iu bëhen.
Por, janë disa kushte shumë të thjeshta të cilave duhet t’i përmbaheni, me të cilat mund të bëni që të heqni celulitin nga këmbët, përcjell Gazeta Shneta.
Ujë – Uji është aleati më i mirë i bukurisë. Jo vetëm që na ndihmon të kemi lëkurë dhe flokë të bukur, por edhe eleminon yndyrën dhe celulitin, sidomos në këmbë.
Marrja e lëngjeve zvogëlon praninë e kripës në trup. Mundohuni të pini të paktën 8 gota ujë në ditë. Nëse ujin nuk e keni të preferuar, provoni çaj jeshil. Rezultatet do të shihen për disa ditë!
Bëni lëvizje – Pasi ta keni hidratuar trupin bëni lëvizje. Aktiviteti fizik është thelbësor nëse vuani nga ënjtja e këmbëve. Mundohuni të bëni 30 minuta shëtitije në ditë pasi ju ndihmon edhe për qarkullimin e gjakut. Noti gjithashtu është i shkëlqyer në eleminimin e celulitit.
Masazhet – Masazhi është perfekt dhe efektiv për ata që vuajnë nga ënjtja e këmbëve. Provoni t’i bëni masazh këmbëve vete në shtëpi me kremra ose vajra esencialë./pernenat