Për të gjithë ne, të qeshurit shpeshëherë është ngjitëse. Por kërkimet e reja sugjerojnë se disa nga fëmijët janë në rrezik që të bëhen psikopatë në moshë madhore.
Një studim i realizuar së fundmi i botuar në revistën “Current Biology” tregon se si fëmijët janë në rrezik të bëhen psikopatë dhe kjo krejtësisht varet nga mënyra e të qeshurit. Hulumtimi u drejtua nga Essi Viding, një profesor i psikopatologjisë zhvillimore në “University College London” në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Gazeta Shneta.
Siç shpjegon prof. Viding, “Psikopatia është një çrregullim i personalitetit në moshë të rritur, megjithatë ne e dimë nga hulumtimi që ka fëmijë të caktuar që janë në një rrezik më të lartë për zhvillimin e psikopatisë”.
Prof. Viding dhe ekipi i tij hulumtues shqyrtuan reagimin e sjelljes dhe aspektit nervorë ndaj të qeshurës në 32 djemtë e moshës 11 deri në 16 vjeç, të cilët shfaqën tipare të padëshirueshme dhe sjellje jo të mira, si dhe në 30 djem me sjellje shqetësuese.
Shkencëtarët gjithashtu ekzaminuan 31 fëmijë të cilët nuk shfaqnin ndonjë faktor rreziku të psikopatisë. Këta ishin të së njëjtës moshë, me përkatësi etnike të njëjtë dhe status të njëjtë socio-ekonomik. Kontrollet janë përshtatur gjithashtu për të dy pjesët e trurit dhe për inteligjencën e tyre.
U zbulua se fëmijët që paraqitën faktorë të rrezikut për psikopati, treguan për një dëshirë shumë më të dobët për t’u bashkuar me të qeshurit në krahasim me grupin tjetër me djemtë që ishin jo të mirë në sjellje por nuk kishin këto tipare si grupi i parë.
“Kjo nuk do të thotë që këta fëmijë bëhen antisocial ose të rrezikshëm”, shton prof. Viding “Përkundrazi, këto të dhëna hedhin dritë të re mbi atë se pse ata shpesh bëjnë zgjedhje të ndryshme nga bashkëmoshatarët e tyre”. /Gazeta Shneta/