Mënyra se si një nënë mban fëmijën e saj në krah ofron të dhëna për shëndetin e saj mendor, thonë shkencëtarët.
Nënat që mbajnë fëmijën në krahun e tyre të djathtë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga stresi se sa nënat që përdorin krahun e majtë, transmeton Gazeta Shneta.
Ekipi hulumtues britanik i cili ka kryer studimin thotë se gjetjet mund të ndihmojnë në identifikimin e grave në rrezik të depresionit.
Në të kaluarën, shkencëtarët kanë gjetur se shumica e prindërve mbajnë fëmijët në anën e tyre të majtë, pavarësisht gjendjes së tyre mendore.
Por, deri më tani, gjithçka mbetet një mister./Gazeta Shneta/