Prej dhjetë vitesh binjaket e lidhura në kokë që ndajnë një tru dhe një kafkë kanë sfiduar pritjet e mjekëve, dhe tani historia e tyre e mrekullueshme është paraqitur në një dokumentar të ri.
Tatiana dhe Krista Hogan kanë sjellë në familjen e tyre aq shumë gëzim dhe lumturi sa ata e jetojnë çdo ditë në maksimum dhe ndjekin shkollën si fëmijët e tjerë kanadezë.
Kur lindën Tatiana dhe Krista, prindërit e tyre, Felicia dhe Brendan, u paralajmëruan që të përgatiten për më të keqen, pasi fëmijët nuk pritej të mbijetonin gjatë.
Por tani, binjakët, të cilët jetojnë me familjen e tyre në Vernon, British Columbia, kanë vazhduar të sfidojnë pritjet dhe të gëzojnë jetë të ngjashme me shokët e tyre të klasës.
Në dokumentarin e ri, Inseparable, Tatiana dhe Krista i tregojnë botës se si e ndajnë çdo moment gëzimi me njëra-tjetrën.
Jo vetëm që binjaket shohin me sytë e njëra-tjetrës, ato gjithashtu ndajnë ndjenja dhe ndjejnë kur tjetra është sëmurë, shkruan albeu.com.
Ndërsa secili kontrollon gjymtyrët e tij, të binjaket mund të kontrollojnë këmbët dhe krahët e njëra-tjetrës.
Sipas nënës së tyre Felicia, vajzat adhurojnë të shkojnë në shkollë, dhe të hanë tortë.
Për më tepër, thotë ajo, ato janë gjithmonë të lumtura dhe u sjellin atyre një gëzim të madh. /albeu.com/