Reklamimet e ndryshme për produktet kundër plakjes çdo ditë na shtyejnë të blejmë produkte të panevojshme për lëkurën. Këto krema kozmetike kanë çmime tejet të larta dhe numra të shumët kemikalesh tejet të dëmshme për organizmin.
Prandaj, nëse jeni duke kërkuar një zgjidhje natyrale për rrudhat e fytyrës, ju mund ta përgatisni kremin tuaj në shtëpi.
Çfarë iu duhet?
- Vazelinë – 2 lugë të mesme
- Vaj ulliri – 1 lugë të mesme
- I kuq i vezës – 1
- Mjaltë – 1 lugë e mesme.
Përgatitja:
- Merreni vazelinën dhe ngroheni në temperaturë të ulët, derisa të shkrihet mirë
- Vazelinës tashmë të shkrier shtojini një lugë vaj ulliri
- Merreni të kuqin e vezës dhe shtojeni tek dy përbërësit e parë
- Përzijini mirë derisa të bëni një përbërje homogjene dhe kremoze, për t’i shtuar pastaj edhe mjaltën.
- Përzijeni edhe për 2-3 minuta të tjerë, dhe lëreni të qëndroj në një anë, 5 minuta para përdorimit.
Si ta përdorni?
Është mëse e thjeshtë përdorimi i kësaj kreme.
Fillimisht pastrojeni fytyrën me ujë, dhe thajeni tërësisht. Shpërndajeni kremën në fytyrë dhe bëjini masazh rrethore për disa minuta. Pastaj, lëreni të qëndrojë në fytyrën tuaj për 30 minuta të tjerë.
Pas kësaj përdorni një rreth pambuku me ujë, për të larguar kremën nga fytyra. Menjëherë pas largimit do të vëreni butësinë e lëkurës tuaj. /Gazeta Shneta/