Prerja më e mirë e flokëve që i përshtatet formës së fytyrës suaj. Modeli i syzeve që i përshtatet më së miri formës suaj të fytyrës. Ne kemi lexuar shumë histori rreth formës së fytyrës. Por, para se të ndryshoni stilin e prerjes së flokëve dhe përditësimin e veshjes si dhe syzeve, sigurohuni të dini se çfarë forme përmban fytyra juaj, duke përdorur këtë truk të lehtë dhe të shpejtë.
Çfarë ju nevoitet: një pasqyrë dhe një laps për buzë që nuk iu duhet.
Çfarë të bëni: shikohuni në pasqyrë dhe thuani vetes se sa e mrekullueshme që jeni. Kjo pjesë e dytë nuk është e domosdoshme, por është një kujtesë e këndshme. Më pas, duke përdorur lapsin e buzëve, gjeni skajin e fytyrës suaj, duke vizatuar drejtëpërdrejtë në pasqyrë gjithë linjen e jashtme të fytyrës suaj. Shihni formën e skicuar dhe vendosni a është më shumë si një rreth, katrore, ovale, zemër apo drejtëkëndësh. Cilado që ju të zgjidhni, kjo është forma e fytyrës suaj.
Pse funksionon kjo: mund të jetë paksa e vështirë të përcaktohet forma e reflektimit tuaj. Duke nxjerrë një skicë në sipërfaqe, ju jeni në gjendje të bëni një hap para dhe me të vërtetë të analizoni se cila formë është më e ngjashme me fytyrën tuaj.
E provuat? Super. Shkoni para, bëni një prerje flokësh, bleni një palë syze dielli të reja, formësoni vetullat dhe mbështetni faktin e njohjes së formës suaj të re të fytyrës dhe emocionohuni për këtë./femra.net/