Corrine Sweet, terapiste e çifteve ka treguar se mënyra si flini tregon shumë për lidhjen tuaj, nëse ajo është e shëndetshme, apo jo.
Edhe pse nuk ju kishte vajtur më parë mendja, duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi këtij detaji. Sipas fotove, keni përshkrimin e lidhjes suaj:
- I ktheni kurrizin njëri-tjetrit dhe flini larg
Çiftet që flenë në këtë pozicion kanë më shumë siguri në lidhje. Ata duan hapësirën e tyre dhe nuk ju intereson të jenë shumë romantikë. Janë persona që dashurinë e tregojnë me vepra.
- Njëri partner përqafon tjetrin
Patti Wood, eksperte e gjuhës së trupit ka sqaruar se ky pozicion është më shumë seksual. Sipas saj, njëri tregon se po e mbron tjetrin dhe po mundohet t’i përcjellë besim.
- Flini me kurriz, por ngjitur
Ky lloj pozicioni tregon se të dy partnerët janë të relaksuar dhe rehat me njëri-tjetrin. Ky është një pozicion mjaft i përhapur te çiftet.
- Njëri dominon në shtrat
Njëri nga partnerët dominon në krevat, tregon se edhe në lidhje dëshiron të marrë nga hapësira juaj. Mundohuni të toleroni!
- Njëri vendos dorën në gjoksin e partnerit.
Ky lloj pozicioni është më shumë i përhapur nga çiftet e reja, pra që sapo janë njohur. Thuhet se rreth 4% e çifteve flenë në këtë pozicion./livingal/