Gjumi është pjesa më e rëndësishme tek një bebe. Por, ta vendosësh në gjumë një foshnje është vështirësia më e madhe që mund të ketë një nënë. Këtë e dëshmojnë vazhdimisht netët e gjata pa gjumë që kalon çdo nënë në vitet e para të foshnjës.
Ajo çfarë është trend tek nënat dhe çfarë u është mësuar është se gjumi i foshnjës duhet të bëhet në një ambient ku mbizotëron qetësia, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, edhe zhurma nuk përbën problem për të, duke pasur parasysh se mitra është e zhurmshme si rezultat i gjakut që rrjedh në placentë.
Sipas Dr. Karps, nëse i mbani foshnjat në një dhomë të qetë, tendenca për t’i zgjuar ata ndonjë bori e makinës apo çfarëdo zhurme tjetër, është mjaft e madhe.
Andaj, pa frikë ngrisni zërin televizorit./Gazeta Shneta/