Soda e bukës njihet i ilaç natyral që trajton probleme të ndryshme, ndër të tjera janë edhe ato të lëkurë.
Ky komponim kimik është mjaft efektiv për largimin e qelizave të vdekura dhe eliminimin e rrënjëve të akneve, njofton Klan Kosova.
Pothuajse të gjitha produktet për mirëmbajtjen e lëkurës kanë edhe efekte negative derisa ky trajtim natyral largon qelizat e vdekura në mënyë efektive nga lëkura pa shkaktuar acarim dhe pa dëmtuar rritjen e qelizave të reja.
Në mënyrë që të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e lëkurës tuaj, duhet të provoni maskat e mëposhtme me sodë bikarbone që do të bëjë të keni një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe plot shkëlqim.
Sodë buke dhe ujë
Soda e bukës është një pastrues shumë i fuqishëm i fytyrës, jashtëzakonisht efektiv në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, në parandalimin e shfaqjes së akneve dhe në hapjen e poreve të fytyrës.
Nëse dëshironi të pastroni lëkurën tuaj, merrni pak sode buke në dorën tuaj dhe shtoni pak ujë të ngrohtë. Përzieni deri sa të krijoni një pastë homogjene.
Lageni lëkurën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj me masazhim në lëvizje rrethore. Pasi ta keni aplikuar, lëreni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.