Menaxherja e projektit “Transformimi Farmaceutik”, Edona Dujaka, është Person përgjegjëse në kompaninë “Dardanix”. Dujaka nuk ka pranuar të flas për Gazetën lidhur me kontratën e saj
Kompanitë farmaceutike dhe ato për pajisje medicinale po dalin të jenë të lidhura ngushtë me farmacistët e QKUK-së. Madje këto lidhje i kanë me zyrtarët përgjegjës të Barnatores Qendrore.
Një nga farmacistet e lidhura me kompani është duke udhëhequr që disa muaj projektin e shumë përfolur edhe nga vet ministri i Shëndetësisë “Transformimi Farmaceutik”. Menaxherja e këtji projekti, Edona Dujaka, është Person Përgjegjës në kompaninë “Dardanixa”, shkruan Gazeta Shneta.
Dujaka nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e Gazetës lidhur me pozitën dhe kontratën e saj me këtë kompani. Përgjigje nuk kanë kthyer as Zyra për Informim e QKUK-së.
Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë edhe për farmacisten Gëzime Pllana e cila është farmaciste pëgjegjëse në kompaninë “Altupharma”. Pllana është kandidate për drejtoreshë të Barnatores Qendrore në QKUK, dhe është mjaft afër kësaj pozite pasi ka kaluar testin me shkrim.
“Transformimi Farmaceutik” është një projekt i nisur nga muaji gusht i vitit të kaluar ku parashihet renovimi i hapësirave ekzistuese si dhe shtimi i disa hapësirave të reja për barnatore të klinikave dhe barnatore të reparteve në QKUK. Ky projekt është përcjellë me mjaft shumë dyshime, ndërsa zyrtaret e QKUK-së dhe MSH-së po e mbajnë të fshehtë koston e tij. /Gazeta Shneta/