Nëse e analizojmë në brendësi fotografinë, shohim se ky bashkim nuk ishte i rastësishëm, shkruan Kids Pot dhe transmeton Gazeta Shneta.
Kjo është Verona Koliqi që jeton në Angli por është nga Kosova e cila po shikonte nëpër fotot e vjetra të familjes me të fejuarin e saj Mirand Buzaku.
Për një moment çifti vërejti diçka të jashtëzakonshme në një foto të zonjës Koliqi me familjen e saj kur ata ishin për pushime në plazhin e Malit të Zi, pothuajse para një dekade.
Pas ekzaminimit të fotografisë, në të cilën shihen disa fëmijë të lumtur duke buzëqeshur, i fejuari i saj vërejti një djalosh me një maicë të bardhë në një shtrat lundrues në prapavijë.
Ai i tha asaj ”Veç pak, qiky jom unë’. Ajo u mahnit duke i thënë se kjo nuk mund të ishte e vërtetë, edhe pse shpesh kishte dëgjuar të thonin se ”do të kalosh pranë partnerit tënd jetësor të paktën një herë në jetë para se të martohesh me të”.
Çifti asnjëherë nuk ishte takuar te plazhi kur ishin fëmijë, por u takuan rastësisht në Kosovë, kur Verona ishte me pushime nga Londra.
Ata u fejuan vitin e kaluar në Turqi. Verona e kishte shpërndarë fotografinë në profilin e saj në Instagram.