Meda asnjëherë nuk e ka shfaqur fytyrën e djalit të vogël deri më tani.Nuk ka shumë kohë të gjatë që është bërë baba për herë të katërt.
Para një muaji erdhi në jetë djali i tij i tretë dhe fëmija i katërt në familje.
Ndonëse e publikoi një fotografi përmes së cilës tregoi se u bë baba, Meda asnjëherë nuk e ka shfaqur fytyrën e djalit të vogël deri më tani, shkruan rtv21.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi bashkë me bashkëshorten dhe djalin e vogël në karrocë fëmijësh, një bebe me të vërtetë e ëmbël.
Se sa bukur duken ata këtë më së miri e shihni në fotografinë e mëposhtme.