Për të gjitha ato që kanë hedhur testet e shtatëzanisë së tyre në mbeturina, për shkak të zhgënjimit, atëherë rrini të qeta pasi që ka një tjetër test të shtatëzanisë në dyqane.
Për shumë gjenerata, testet e shtatëzanisë kanë ndryshuar, por sikurse teknologjia po zhvillohet po ashtu në të njëjtin drejtim po shkojnë edhe testet e shtatëzanisë.
Tani ka një test të shtatëzanisë që është më ndryshe dhe është i pari i këtij lloji në botë, shkruan Mom.me, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshe nga sa jeni mësuar tani testi i ri i shtatëzanisë është i përbërë nga fibra dhe jo pjesa e plastikës, e cila është e ngjashme me letrën higjienike.
Gjithashtu, tani kemi një hapësirë më të madhe për ta vënë në provë nëse jeni apo jo shtatëzënë. Kjo shihet edhe si një zgjidhje më e lehtë për gratë që ta blejnë në farmaci.
Ekipi i Lias bëri debutimin e parë botëror të hënën në TechCrunch Disrupt Berlin, ku fitoi çmimin e parë në mesin e shumë konkurrentëve. Një përfaqësues tha për Mom.me se testi i shtatzënisë është më i pastër dhe do të jetë në dispozicion për blerje qysh në pranverën e vitit 2018. Ndërsa sa i përket çmimit mendohet që do të variojë nga 9 deri në 20 dollarë amerikanë. /Gazeta Shneta/