E dhimbshme! Një rast tragjik i ka ndodhur familjes së skijatorit olimpik Bode Miller.
Vajza 19-muajshe e tij ka ndërruar jetë pasi ka rënë në pishinë gjatë ditës së dielë, derisa ai dhe bashkëshortja Morgan ishin në një festë tek fqinjët e tyre.
“Ne jemi më shumë se të shkatërruar. Vajza jonë e vogël, Emmy, iku dje. Asnjëherë në një milion vjet nuk mendonim se do të përjetonim një dhimbje si kjo. Dashuria e saj, drita e saj, shpirti i saj kurrë nuk do të harrohen. Vajza jonë e vogël e donte jetën dhe e jetonte atë çdo ditë. Familja jonë kërkon respekt për jetën private gjatë kësaj kohe të dhimbshme “- shkruan skiatori krahas kolazhit të fotove të vogëlushes në Instagram.
Miller dhe bashkëshortja e tij aktualisht kanë 3 fëmijë më të rritur dhe janë në pritje të një fëmije tjetër.