Mbytet në bregdetin e Tales në Lezhë pushuesi 46-vjeçar nga Kosova

2017-07-01 në ora 17:40

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë pasditen e së shtunës. Një 46-vjeçar nga Kosova është mbytur teksa ishte duke u larë në det. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.K.

Trupi i pajetë i tij u nxorr në breg nga pushuesit e tjerë. Ata u përpoqën t’i vijnë në ndihmë por ishte tepër vonë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekpertizës mjeko-ligjore./a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *