Prindërit e dëshpëruar të një foshnje 18-muajshe, po luten për ndihmë për të paguar trajtimin e tij që do t’ia shpëtonte jetën.
Yagiz Bekte nga Samsun të Turqisë, është rritur kaq shumë saqë edhe pelenat për të është vështirë të gjenden, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Trajtimi për të është i qasshëm vetëm në spitale private dhe një terapi në tri ditë kushton mbi 4 mijë dollarë.
Babai i tij, Yagiz, thotë se nëse fëmija nuk vazhdon ta përdorë këtë ilaç, ai do të shtojë peshë edhe më shumë dhe nuk do të jetë në gjendje të ecë, të vrapojë apo edhe të marr frymë.
Fëmija ka lindur me mungesë të një homrmoni që e rregullon peshën dhe metabolizmin.
Ai tani peshon 32 kilogramë dhe po bëhet më i rëndë çdo ditë.
Shërbimet sociale kanë refuzuar financimin e trajtimit të tij, duke detyruar prindërit që të kërkojnë ndihmë edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan. /Gazeta Shneta/