Mbi 1 mijë pacientë u operuan në Urologji, 826 i thyen gurët në veshka

2019-01-11 në ora 07:37

Klinika e Urologjisë në QKUK aktualisht ka kapacitet me 24 shtretër, një sallë operative ku kryhen intervenimet e hapura dhe një sallë endourologjike ku kryhet shërbime endourologjike. Në Urologji funksionon që disa vite edhe aparatura e ESWL e cila mundëson thyerjen e gurëve në veshka dhe kanalin urinar, me goditje elektromagnetike nga jashtë. Gjatë vitit të kaluar këtë shërbim e kanë kryer 826 pacientë, ndërsa në sallën operative janë bërë operacion 1092 pacientë.

Drejtori i Klinikës, Dr. Sabit Mehmeti, ka treguar për Gazetën Shneta se janë 5 deri 6 raste brenda një dite ku pacientët i nënshtrohen thyrjes së gurëve. Ai thotë se në klinikë kryhen rreth 3-4 raste në javë të vendosjes së nefrostomes perkutane, si dhe biopsi të veshkës.

Mehmeti shpjegon tutje se në Urologji kryhen ekzaminime urologjike-endoskopike deri në 10 raste në ditë, ekzaminime urodinamike, si dhe marrja e materialit biotpik direkt në prostatë dhe dërgimi për ekzaminim histopatologjik. Mjeku ka treguar se në ambulancën e re specialistike janë angazhuar specialistë shtesë për shkak të numrit të madh të pacientëve.

“Prej hapjes se Qendrës së re Ambulantorike ,për shkak te fluksit të madh të pacientëve kemi angazhuar  çdo ditë pune nga katër urolog. Numri i pacientëve sillet nga 40-55/në ditë. Po ashtu Klinika  e Urologjisë ofron edhe Shërbimin e kujdetarisë 24 orëshe për të gjitha rastet urgjente. Duke patur parasysh fluksin e madh të pacientëve urologjik lind nevoja për zhvillimin e shërbimeve  tjera urologjike, të cilat me këto kuadra  që ka kjo klinikë mund të zhvillonte si sherbimet llaparaskopike, (PCNL ) apo Nefrolithomoia perkutane. Për këtë  arsye ne kemi bere  formimin e njësive të reja.Pra riorganizimin  në reparte të cilat do ta funksionalizonin  dhe do ta rrisnin cilësinë e shërbimeve ndaj pacientit”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka thënë se për urologët e QKUK-së mbetet sfidues operacioni i quajtur ‘Cystectomia radikale’, tek pacientët me kancer të fshikës urinare, një operacion mjaft i komplikuar si dhe me kohëzgjatje deri në 6 orë. /Gazeta Shneta/

Më poshtë mund t’i shihni tabelën e shërbimeve të kryera brenda vitit 2017 dhe 2018:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *