S.T, 40-vjeçare nga ShBA-të, nuk do e bënte në mend se lindja e saj do bëhej subjekt i shtypit global.
Për çudi të të gjithëve, sidomos të mjekëve sipas të cilëve nuk kishte asnjë mundësi për mbijetesë të dy fetuseve, ato ndanin të njëjtën qese amniotike dhe placentë, një gjendje shumë e rrallë.
Gruaja solli në jetë dy vajzat e saj, ndërsa fotoja e dy foshnjeve që ishin të kapura për dore bëri bujë në rrjete sociale e më gjerë.
Lindja me prerje cezariane ishte relativisht e vështirë, por stafi që ndoqi atë arriti të shpëtonte jetën e nënës dhe dy vajzave. Ato ishin të shëndetshme, ndonëse me një peshë prej nga 2.3 kilogramësh secila./Living.al/