Maska e zezë për pastrimin e fytyrës është bërë një fiksim i secilës femër. Në Youtube, Facebook e Instagram, mund të gjeni video të shumta demonstruese të procesit së përdorimit, të cilat qarkullojnë gjatë tërë kohës.
Për dallim nga maskat e tjera, të cilat thjeshtë largohen me ndihmën e ujit, kjo maskë me të vërtetë ngjitet në fytyrën tuaj, dhe gjatë heqjes, shkakton dhimbje të madhe.
Por, kjo dhimbje ngjanë për shkak se ajo largon aknet, pikat e zeza, lëkurën e vdekur, dhe të gjitha mbeturinat e tjera të fshehura në poret e fytyrës tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Në qoftë se nuk e keni provuar ende në fytyrën tuaj, me siguri se të paktën videot në internet i keni parë tashmë. Por, duke i pasur parasysh të gjitha këto detaje, mbi të gjitha dhimbjen që ajo shkakton, sa është e sigurt për ta përdorur në lëkurën që është shumë e ndjeshme?
Health.com ka pyetur disa dermatolog, për të marrë mendimin e tyre rreth kësaj maske super të famshme, transmeton Gazeta Shneta.
Lajmi i mirë është: Këto maska janë të sigurta.
Lajmi i keq është: Përdorimi i këtyre maskave do t’iu dhëmb shumë. Dhe, mund t’ua irritojë lëkurën, gjithashtu.
Ekzistojnë disa mënyra për të larguar këtë maskë pa ndjerë shumë dhimbje.
Nëse e lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë, para se të shpërndani maskën, lëkura juaj do të ekzofilohet paraprakisht, dhe në këtë mënyrë dhimbja do të jetë pak më e lehtë.
Tjetra mënyrë e propozuar nga dermatologët, është, ta vendosni vetëm në zonën “T”, të fytyrës, dhe pjesët e vogla ku keni pika të zeza. Nëse nuk e dini, zona T, përfshinë hundën, dhe pjesën e ballit pranë vetullave, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu, dermatologët rekomandojnë, që përpara se të vendosni ta blini ndonjërën nga këto maska, të shikoni mirë përmbajtjen, në rast se mund të kenë kemikale të dëmshme për shëndetin. /Gazeta Shneta/