Të qenit i martuar është çelësi për të qenë i lumtur, kanë zbuluar shpeshherë studimet.
Por një i fundit ka shkuar më tej. Burrat e martuar mund të mbijetojnë më lehtë pas operacionit nëse përkrah tyre gjendet një grua, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi ka zbuluar se çdo i treti mashkull beqar që i nënshtrohet një operacioni, ka gjasa të vdes pas dy vitesh.
Ndërsa burrat e divorcuar kanë 76 për qind shanse më shumë, të vdesin pas operacionit.
Megjithatë, i njëjti efekt nuk është edhe tek gratë.
“Ky është studimi i parë i cili demonstron efektet pozitive të martesës në një numër të ndërhyrjeve kirurgjike”, ka deklaruar njëri nga studiuesit e Universitetit Duke në Karolinën Veriore. /Gazeta Shneta/