Kur ekspertët mjekësor flasin për ushqimet që shkaktojnë kancerin, mendohet të flasin për substanca kancerogjene që përmban ushqimi, si dhe kimikatet që shkaktojnë kancer.
Këto 5 ushqime të cekura më poshtë, nuk duhet t’i konsumoni shpesh. Duhet të jeni të moderuar në çdo gjë, transmeton Gazeta Shneta.
1.Domatet e konservuara
Domatja është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të merrni, por nëse i konsumoni ato të konservuara ju i ekspozoheni kancerit. Shumë konserva janë të përbëra nga bisfenoli A, i cili njihet edhe si BPA. Ka prova që BPA ndikon në sistemin hormonal dhe rrit rrezikun e gjirit dhe prostatës. Eliminoni mundësinë që këto kimikate të futen në trupin tuaj dhe prandaj blini domate të freskëta.
2.Buka e bardhë
Buka e bardhë shkakton një rritje të madhe në nivelet e sheqerit në gjak, të cilat mund të çojnë drejt kancerit. Një studim tregoi se njerëzit që hanë pesë feta bukë të bardhë çdo ditë kanë dyfishin e mundësisë për të marrë kancerin e veshkëve sesa njerëzit që hanë një fetë gjysmë. Është më mirë të konsumoni bukë të zezë.
3.Mishi i kuq
Konsumimi i mishit të kuq nuk do të thotë se do të rrezikoheni nga kanceri, por ka një rrezik në rritje. Është veçanërisht e rrezikshme kur ruhet në nxehtësi të lartë, i cili në rast se ruhet, formon një komponim kimik të njohur si një amin heterociklike. Mishi i kuq përmban nitrat që kalon në kanceroz kur konsumohet dhe konsumimi i tepërt rezulton në formimin e përbërjeve të nitrozo-ve të cilat sulmojnë mukozën e zorrës së trashë. Ushqimi i mishit të kuq duhet të jetë i kufizuar dhe të kthehet në konsumimin e peshkut.
4. Patatinat (çipsat)
Patatinat që përmbajnë kompinimin kimik të njohur si akrilamid, e cila ndodh kur niseshtes i nënshtrohen një temperature të lartë përbëjnë rrezik të lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar akrilamid-in si kancerogjen, pasi që studimet laboratorike kanë treguar se rrit mundësinë e kancerit.
5.Pijet e gazuara
Lëngjet përmbajnë shumë sheqer, janë të larta në kalori dhe përmbajnë 4-metilimidazol, që i jep pijevetë tilla ngjyrën e tyre kafe. Studimet kanë treguar se këto kimikate rrisin rrezikun e kancerit. Disa vende kanë filluar të nxjerrin ligje për kufizimin e përdorimit të 4-metilimidazolit./Gazeta Shneta/