Marrja e vitaminave gjatë gjidhënies

2019-05-25 në ora 07:57

Përdorimi i vitaminave tek nënat gjidhënëse nuk është kusht i domosdoshëm nëse ushqyerja është e balancuar. Ju mund të inkurajoni prodhimin e qumështit të gjirit duke pirë lëngje por pa e tepruar.

Po nëse dieta nuk është e balancuar nevojitet përdorimi i vitaminave?

Në disa raste nëna nuk ushqehet si duhet dhe për pasojë kjo ndikon në qumështin e gjirit. Nëse nuk merret sasia e nevojshme e disa vitaminave si për shembull vitamina B6, B12 apo jodi edhe sasia e tyre në qumësht do të ulet.

Megjithatë kjo mungesë vitaminash ndodh në vendet që nuk janë të zhvilluara mirë. dhe nëse ka ndonjë mungesë mund të plotësohet edhe me vitamina shtesë. Përsa i përket acidit folik, hekurit, magnezit, zinkut edhe nëse nuk i merrni nëpërmjet ushqimit qumështi do të ketë mjaftueshëm për fëmijën.

Po nëse nëna gjithsesi dëshiron të marrë vitamina shtesë?

Duhet të dijë se edhe pse do të marrë vitamina plotësuese të pasura me hekur, kalcium, zink etj niveli i tyre në qumësht nuk do të ndryshojë.

Vitaminat e tipit B apo C nëse merren nga nëna do të rriten edhe në nivelet e qumështit. Kjo nëse këto vitamina janë të tretshme në ujë.

Kujdes me vitaminat A dhe E. Ato në sasi të mëdha janë të dëmshme për fëmijën.

Vlerësimin për nisjen e vitaminave e bën mjeku./botaegruas.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *