Medikamenti analgjetik, i njohur ndryshe si Ibuprofen, nëse merret nga vajzat dhe gratë shtatzëna në tri muajt e parë të shtatzënisë, kjo mund të bëjë që fëmija të ketë probleme kur të rritet. Problemet kanë të bëjnë me fertilitetin pasi Ibuprofeni ndikon direkt tek vezët. Kjo bën që më të riskuara janë nënat të cilat kanë në bark bebe në gjininë femërore.
Në hulumtimin që është bërë në ShBA, më shumë se 30% e grave shtatzënë e përdorin Ibuprofenin dhe rrallë herë mjekët përgjegjës rekomandojnë që ilaçe me përmbajtje të tillë të mos përdoren.
Uilliam Colledge, i cili është edhe mjeku i cili kryesoi studimin, tregoi se të tilla studime janë interesante më së shumti për faktin se merren vetëm me muajt e parë të shtatzënisë, gjë që nuk vihet re shpesh nëpër studime të ngjashme.
“Mjekët përpiqen të mbajnë nën kontroll gratë shtatzëna pas 3 mujorit të parë ndërkohë që është pikërisht fillimi që është shumë i rëndësishëm për tu mbajtur nën këshillimin e tyre. Ne thjesht po përpiqemi që të jemi në parandalimin e çdo rreziku që i vjen grave shtatzëna” – ka thënë ai.
Ndërkohë ky studim ende nuk është zyrtarizuar që të shkruhet në fletoren e studimeve që nisin menjëherë procedurat për të hyrë në fuqi, por studiuesit janë besimplotë se kjo do të ndodhë brenda vitit. /Blitz.al/