Shkenctarët thonë se rekomandimi i marrjes së antibiotikut deri në pilulën e fundit nuk është i përkrahur me shkencë, për arsyen se mund të inkurajoj rezistencën e organizmit ndaj antibiotikëve. Madje, edhe disa doktor pajtohen me këtë mendim.
Pacientët gjithmonë kanë marrë këshillën nga doktorët se përdorimi i antibiotikut me rregull deri në pilulën e fundit në çdo orë të caktuar, edhe nëse ndihet më mirë ende pa e përfunduar dozën, nuk duhet ta ndalë së konsumuari.
Ky mesazh apo këshillë është vetëm një propagandë e doktorëve, bashkë me FDA dhe WHO.
Por, një artikull i publikuar së fundi në të përjavshmen British Medical Journal, është duke e demantuar këtë këshillë.
Studiuesit argumentojnë se ky rregull i konsumimit të antibiotikut në tërësi, është i panevojshëm, dhe është kontribues i madh i rritjes së rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, në vend se ta largojë atë nga organizmi, shkruan Health Line, transmeton Gazeta Shneta.
Këta studiues kanë analizuar këtë çështje në një grup pacientësh të ndarë në dy kategori; ata që kanë ndërprerë pirjen e antibiotikut në ditën që janë ndjerë më mirë, dhe grupi i atyre që e kanë vazhduar deri në pilulën e fundit. Rezultati ishte se tek grupi i parë bakteria është zhdukur tërësisht, ndërsa grupi i dytë nuk ka mundur ta eleminojë atë, vetëm që e ka rritur madhësinë e bakteries që pritej të kurohej. /Gazeta Shneta/