Marrëdhëniet gjatë tremujorit të tretë të shtatzanisë

2019-12-04 në ora 21:05

Një pyetje e zakonshme që të gjitha gratë e bëjnë është: A është e sigurtë të keni marrëdhënie seksuale në muajt apo javët e fundit të shtatzanisë?

Përgjigja e shkurtërt: është plotësisht e sigurt të keni aktivitet seksual në muajt e fundit të shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.

Marrëdhëniet seksuale gjatë tremujorit të tretë të shtatzanisë

Foshnja juaj mbrohet nga qafa e mitrës dhe lëngu amniotik. Në thelb, ato janë të mbuluara në mbështjellëse fluskash. Ju nuk do të lëndoni foshnjën tuaj.

Kur nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale gjatë tremujorit të tretë

Kurrë nuk është ide e keqe të flisni me maminë ose gjinekologun tuaj për të kontrolluar nëse ekzistojnë disa situata kur gratë shtatzëna nuk duhet të kenë marrëdhënie seksuale. Për shembull, nëse keni pasur lindje të parakohshme, gjakderdhje ose placentë previa, gjinekologu juaj mund të iu sugjerojë të abstenoni.

Seksi oral gjatë shtatzanisë

Seksi oral është gjithashtu plotësisht i sigurtë gjatë shtatzanisë. E vetmja konsideratë kur bëhet fjalë për seksin oral është që partneri juaj nuk duhet të fryjë ajër në vaginën tuaj sepse kjo mund të rezultojë në një emboli të rrezikshme.

A mundet që seksi të shkaktojë lindjen

Disa studime thonë po, disa jo. Orgazma përfshin mitrën dhe shkakton lëshimin e oksitocinës, e ila gjithashtu shkarkohet gjatë lindjes. Sperma përmban prostaglandinat, të cilat mund të ndihmojnë për të zbutur qafën e mitrës./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *