Këngëtari i njohur shqiptar Gena ka qenë i ftuari i ditës së sotme në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, ku krahas angazhimeve të tij të reja në muzikë, foli edhe për jetën private. Në studio nëpërmjet një lidhjeje direkte ishte edhe gruaja e dytë e këngëtarit, Lori, rrëfeu detaje të jetës së tyre së bashku.
Sakaq, Gena u pyet nga drejtuesja Jonida Shehu edhe për marrëdhënien që vajzat e tij nga martesa e parë, kanë me bashkëshorten e tij të re.
‘Me Lorin kanë marrëdhënie normale. Unë i dua shumë, janë pasuri për mua. Pavarësisht se unë kam qenë më shumë i larguar, ato më duan shumë dhe i dua shumë.’-u shpreh në Studio Gena, i ciili është babai i dy vajzave 16 dhe 19 vjeçe.