Nuk është e pazakontë që ndonjëherë të ndihesh i trullosur gjatë periudhës së shtatzënisë.
Çfarë e shkakton marramendjen gjatë shtatzënisë?
Sistemi juaj kardiovaskular po kalon në disa ndryshime dramatike kur përshtatet për të akomoduar fëmijën që po rritet brenda jush.
Gjatë gjysmës së parë të shtatzënisë, ndryshimet hormonale shkaktojnë që enët tuaja të gjakut të relaksoheni dhe të zgjerohen, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo rrit rrjedhjen e gjakut tek fëmija, por ul presionin e gjakut dhe ngadalëson rrjedhjen e tij në zemër dhe tru.
Më vonë në shtatzëni, shtrirja në shpinë, lejon që mitra në rritje të kompresojë venën e madhe që shkon deri në shpinë, duke ngadalësuar kështu gjakun të kthehet në këmbët tuaja.
Si mund ta parandaloni marramendjen, dhe çfarë duhet të bëni nëse ndiheni i/e trullosur?
Ngrihuni ngadalë nëse keni kokëdhimbje qoftë nëse jeni ulur apo shtrirë, për shkak se nëse ngriteni shpejt gjaku nuk ka kohë të mjaftueshme për qarkullim.
Provoni që të shtriheni në njërën anë dhe jo në shpinë, qëndroni tërë kohën të hidratuar dhe mundohuni të hani ushqime në pjesë të vogla.
Sigurohuni që keni marr hekur të mjaftueshëm, dhe nëse shpesh ju ndodhë të ndiheni e trullosur apo me dhimbje koke, atëherë kontaktoni ofruesin tuaj shëndetësor.
Por, mos u shqetësoni pak marramendje gjatë shtatzënisë është normale./Gazeta Shneta/