Si nëna në pritje, ju nuk duhet të brengoseni se keni vazhdimisht marramendje gjatë shtatzënisë.
Është shumë e zakonshme që në këtë fazë të keni marramendje e madje edhe të ju bie të fiktë për shumë arsye. E edhepse është një qështje që nuk duhet brengosje, nuk duhet të injorohet.
Shumë gra i përjetojnë marramendjet gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë që mund të zgjasë deri në lindje, përcjell Gazeta Shneta.
Këto janë 5 mënyra si ta përballonim marramendjen dhe të fiktë gjatë shtatzënisë:
1.Shtypja e lartë e gjaktut – mund të jetë faktori për këtë. Ajo çfarë duhet të bëni është të uleni menjëherë dhe të vendosni kokën mes këmbëve.
2. Shtypja e ultë e gjakut – konsumoni ushqime të lehta dhe merrni sa më shpejt sheqer, domethënë, hani diçka të ëmbël.
3. Marramendje sepse keni qëndruar shtrirë në shpinë – menjanoni reflekse të rastësishme dhe të shpejta, menjanoni motin e nxehtë dhe mos bëni banjë me ujë të nxehtë. Mund të ju bie të fiktë.
4. Anemia – nëse keni pagjakësi, hani ushqime të pasura me hekur dhe konsumoni shumë lëngje.
5. Asfiksimi – Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, praktikoni teknika të frymëmarrjes dhe duhet ta merrni qetë dhe shtruar shtatzëninë!/GazetaShneta