Çfarë duhet të dini për Mamografinë?
Përpara se të bëni mamografinë tuaj të parë, padyshim se duhet të keni mijëra pyetje rreth procedurës, e cila përfshinë ekspozimin ndaj disa seancave me rrezet X, në gjirin tuaj, për të vërejtur ndonjë problem të mundshëm.
Shumë femra lidhin mamografinë me diagnostifikimin e kancerit të gjirit, prandaj për shkak të frikës, e shmangin atë dhe nuk caktojnë terminin për kontrollë. Por, këtë frikë dhe ndërlidhje nuk duhet ta bëni, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Shoqëria Amerikane e Kancerit citon se vetëm një numër i vogël i mamografive, 2 apo 4 në 1000 raste rezultojnë me diagnozë të kancerit, dhe ky lloj i kontrollës mund të zbuloj kancerin e gjirin në kohë shumë të herëshme.
Organizata të ndryshme rekomandojnë këshilla të lloj-llojshme rreth moshës kur duhet një femër të fillojë mamografinë dhe sa shpesh duhet ta bëj atë. Shumica e tyre, mamografinë e parë e bëjn në moshën 40 vjeçare, por për më gjerësisht dhe se si iu përshtatet rastit tuaj, duhet të pyesni doktorin që përcjell gjendjen shëndetësore tuajën.
Për t’ua lehtësuar punën para se të shkoni në mamografinë tuaj, disa radiologjistë ndërkombëtar kanë përgatitur një listë gjërash që duhet t’i dini para se të caktoni terminin tuaj.
Çka duhet pasur parasysh?
Mos përdorni deodorantin. Megjithëse aroma e freskisë është ideale, alumini që gjendet brenda deodorantit mund të përkeqësoj rezultatet tuaja të mamografisë. Në fotografinë rentgen, deodoranti shfaqet në formë pikash të bardha, dhe radiologu menjëherë do të dyshoj se ka shenja kanceri.
Kjo për shkak se mamografia realizon fotografinë duke u nisur edhe nga nënsqetullat tuaja e deri tek gjiri.
Caktoni terminin pas ciklit menstrual. Gjiri është më i ndjeshëm në ditët para dhe gjatë menstruacioneve. Për derisa mamografia përfshinë vendosjen e gjoksit në mes dy pllakëzave dhe shtypjen e indeve, do të jetë paksa e dhimbshme dhe e parehatshme në gjirin e ndjeshëm.
Përzgjedhni një qendër mjekësore të çertifikuar. Është e domosdosshme të zgjedhni qendrën mamografike të çertifikuar dhe më të mirën. Qendrat e çertifikuara ndjekin planprogram të akredituar, dhe padyshim lexojnë fotografitë mamografike çdo ditë, që nënkupton se për shkak të përvojës do të merrni procedura dhe rezultate profesionale.
Merrni ndonjë ilaç kundër dhimbjes para terminit. Për derisa fotografimi mamografik përfshinë shtypjen e gjirit tuaj, ka mundësi të përjetoni një lloj presioni apo dhimbje gjatë ose pas ekzaminimit. Për t’ua lehtësuar dhimbjen, në raste të tilla, mund të merrni një tabletë kundërdhimbjes, si ibuprofeni apo paracetamoli, sugjeron dr. Patel.
Mësoni historinë e familjes tuaj. Në terminin tuaj, doktori do t’iu pyes për historinë shëndetësore të familjes tuaj, në rast se dikush para jush ka pasur kancer të gjirit. Kjo për shkak se në rast se ndokush i afërm i juaji ka kaluar një diagnozë të tillë, mund të rriten shancet e zhvillimit të kancerit edhe tek ju.
Edhe nëse askush në familjen tuaj nuk ka marrë një diagnozë të tillë, është shumë e rëndësishme të bëni një mamografi.
Vetëm 5% në 10% e kancerit të gjirit mendohen të jenë trashëguese, bazuar në ACS, prandaj shumica e femrave që nuk kanë histori të tilla në familje, diagnostifikohen me kancer. Doktori juaj mund të hulumtojë rreth faktorëve të tjerë që shkaktojnë rrezikun e kancerit tek ju, siç mund të jetë edhe alkooli apo pesha e trupit.
Prisni termin të shpejtë. Bazuar në deklaratën e Dr.Patel, termini i mamografisë është relativisht i shpejt, duke zgjatur për rreth 15-30 minuta për fotografimin rutinor. Pasi të lajmëroheni në recepsioni, do të visheni me një fustanelë, do të zhveshni bluzën për të bërë fotografinë. Teknologu zakonisht realizon 4 fotografi, një për secilin gjoks nga poshtë-lartë, lartë-poshtë dhe pamjet anësore.
Pas fotografimit, radiologu do të lexoj mamografinë tuaj më vonë, dhe zakonisht ditën pasuese do të merrni diagnozën tuaj.
Nuk duhet të keni frikë! Mamografitë jo vetëm që sjellin lehtësim dhe paqe në mendje, por mund edhe të vërejnë kancerin (në rast se keni) në faza shumë të hershme, gjë që e lehtëson edhe trajtimin. /Gazeta Shneta/