Mamia me famë ndërkombëtare Suzanne Barber, nëpërmejt një videoje ka treguar mënyrën e duhur për të pastruar kordonin e kërthizës tek foshnjat.
Trungu i kordonit, shkencërisht, ka të ngjarë të bjerë 15 ditë pasi të lind foshnja, transmeton Gazeta Shneta.
“Në mes pesë dhe 15 ditësh pas lindjes së fëmijës tuaj, trungu i kërthizës do të thahet, do të nxihet dhe do të bjerë. Pas rënies së trungut, zakonisht zgjat rreth 7 deri në 10 ditë kurimi i kërthizës.”, ka thënë mamia e njohur për Now Baby.
Kordoni i kërthizës njihet për ndihmesën e foshnjës me oksigjen dhe lëndë ushqyese nga placenta në gjakun e foshnjës./Gazeta Shneta/