Në postimin e fundit, mamia e mirënjohur Razije Musa ka shtjelluar një temë paksa tabu por me një peshë të madhe për shoqërinë kosovare, sidomos për komunitetin e grave.
Ajo ka filluar duke shpjeguar se përse disa foshnja nuk mund të bëjnë gjum të rehatshëm për shkak se mund të jenë duke qarë tërë kohën ose të jenë të frikësuar, shkruan GazetaShneta.
“Për të ardhur në një përfundim se përse një bebe nuk është e qetë pas lindjes, nuk fle e nuk rahatohet shumë herë më duhet të bëjë një intervistë më të gjatë me nanën. Mos harroni se një grua shtatzënë i’a përcjellë të gjitha emocionet bebes në bark”, ka shkruar Musa.
Por rezultat i stresit mund të jetë gjithçka negative në jetën e një gruaje që po pret të bëhet me fëmijë.
Duke filluar nga mënyra e të ushqyerit e deri tek raportet martesore, gjithçka mund të ndikojë gjendjen e nënës si dhe të bebes brenda në stomak.
E një nga shkaktarët e stresit sipas Musës është edhe dhuna emocionale dhe abuzimi fizik. Nëse një grua apo nënë gjendet në një lidhje ku partneri e keqtrajton tërë kohën, atëherë kjo do të përkthehet menjëherë edhe tek foshnja brenda barkut që po zhvillohet.
Por ky zhvillim në këto raste fatkeqe, ndodh në një mënyrë më të brishtë sepse foshnjes po i përçohen të gjitha vibracionet negative të cilat më pas do e përcjellin atë fëmijë gjatë gjithë jetës, nëse nuk merr një trajtim apo përkrahje më konkrete.
Por përkrahje pa dyshim se ka nevojë edhe vetë nëna. Nëse ajo vazdon të keqtrajtohet edhe gjatë shtatzënisë, atëherë fëmija do të lind me po të njejtat trauma.
“…apeloj te çdo familje që të përkrah gratë shtatzëna që janë pre e abuzuesve sepse kështu ndihmojnë edhe shëndetin e një qenie të pafajshme që është nisur për këtë botë”, ka bërë thirrje Musa./GazetaShneta/