Mamia Razije Musa me një mësazh për nënat që pyesin për peshën e fëmijëve

2018-11-09 në ora 16:20

Mamia e njohur Razie Musaj kësaj rradhe shkruan në rrjetin social Facebook, për nënat të cilat janë të shqetësuara për peshën e fëmijëve.

Në këtë postim ajo tha se “Shumë nga ju jeni të shqetësuara se fëmija juaj nuk po shton shumë peshë. Unë sot dua të ju them fillimisht të mos shqetësoheni deri në momentin që pediatri nuk vendos se ka dicka për t’u shqetësuar”.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të mamisë Razije Musa:

Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë herë më pyesni përmes mesazheve private për peshën e fëmijës.
Shumë nga ju jeni të shqetësuara se fëmija juaj nuk po shton shumë peshë. Unë sot dua të ju them fillimisht të mos shqetësoheni deri në momentin që pediatri nuk vendos se ka dicka për t’u shqetësuar.
Foshnjet deri në muajin e tretë të jetës mund të shtojnë peshë deri në 1 kilogram por edhe nëse shton më pak nuk ka asgjë të keqe, pas muaji të tretë intesiteti i shtimit në peshë me nga 1 kilogram bie dhe fëmija shton peshë më pak.

Një fëmijë në vitin e parë të jetës duhet të trefishoj peshën e lindjes, prandaj mos merni veprime për të shtuar vaktet e qumështit për fëmijët në mënyrë që të shtojë më shumë peshë, ka fëmijë që shkojnë më ngadalë me shtimin në peshë dhe ne nuk shqetësohemi përderisa të gjitha parametrat janë brenda normave.

Me dashuri, Razija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *