Mamia e mirënjohur Razije Musa u ka bërë thirrje vizitorëve që të mos u sjellin fëmijëve ushqime, si: çokollata, smoka e patatina, ngase sjellja e këtyre ushqimeve ka kaluar ne zakon tek kosovarët.
Thirrjen mamia Musa e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku më tutje thekson se zakoni është kontrovers në aspektin shëndetësor; kur sëmuret dikush nga familja, vizitorët sjellin ushqime të shëndetshme, ndërkaq në vizita të thjeshta, e bëjnë të kundërtën. Për sa i përket kësaj, mamia rekomandon që të ndodh e kundërta. shkruan Gazeta Shneta.
“E mbaje mend si e vogel, por edhe tani vazhdone ky zanat ne Kosove, vizitorer femijeve u sjellin qokolada, smoka, qipsa, bonbona, etj, ndersa kur dikush eshte i semure u sjellin peme, ose ndonje gatim shtepije. Shume do te ishte mire qe kjo dukuri te ndryshonte dhe te krijohej ne nje shprehi e shendetshme e dhuratave.”, shkruhet në postimin rekomandues të mamisë.
Në rast se do të ndodhnin dhuratat e tilla nga vizitorët, në sytë e mamisë do të ishte një vlerë, si dhe vlerësim e një dhurate të bukur nga vetë fëmija.
Më tutje, mamia ka ndarë edhe një eksperiencë të sajën, duke theksuar se gjatë vizitës të një fëmije në Britaninë e Madhe, i kishte dhuruar molla dhe se fëmija ishte ndarë shumë i kënaqur.
“Une isha ne vizite tek nje femije anglez dhe natyrisht i bleva molla, dhe pervec qe u gezua shume edhe i shijoje shume poshtu dhe nena me kenaqesi e lejoje te i haje ato.”/Gazeta Shneta/