Mamia e njohur Razije Musa ka shkruar një porosi për nënat, pas rastit të vdekjes së gruas dhe foshnjës së saj nga Peja.
Mamia ka rekomanduar nënat që nëse vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër gjatë shtatzënisë, të kujdesen për veten dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun, transmeton Gazeta Shneta.
Këshilla e saj e plotë:
Të dashura nana uroj të jeni mirë, jam e prekur thellë me rastin e një gruaje shtatëzanë e cila bashkë me foshnjën e vet paskan vdekur në Spital. Unë nuk dua të flas për rastin në fjalë sepse nuk kam informacione, prandaj të mos paragjykojmë.
Si Mami është detyrë e imja profesionale që të ju them se përveç kujdesit profesional nga mjeku të keni kujdes edhe ju për vetën tuaj .
Nëse ju e dini se keni ndonjë sëmundje tjetër ndërkohë që jeni shtatëzëne rrini në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj. Përvec mjekut gjinekolog kujdesuni që mjeku specialist i fushës së sëmundjes nga e cila vuani është vazhdimisht në përcjellje të gjendjes tuaj .
Unë nuk dua t’a frikësoj asnjë shtatëzane, thjesht dua të apeloj për kujdes të shtuar ndaj vetes .
Uroj që vdekjet maternale të mos jenë të shpeshta ndërsa çdo grua shtatëzënë të del e shëndoshë nga spitali bashkë me foshnjën e saj.
Me dashuri, Razija.