Mamia e njohur shqiptare, Razije Musa, ka komentuar në lidhje me një ngjarje të dhunës së ushtruar së nënës ndaj fëmijës së saj, në të cilën kishte qenë ajo vetë prezente.
“Rastisa në market të shoh një nanë që e rrihte fëmijën e saj ndoshta 3 vjeçar aq sa në një moment e ngrehte për rroba. U shokova aq shumë nga fakti që nuk reagonte askush..”, shkroi mamia Musa në postimin e saj, shkruan Gazeta Shneta.
Tutje, ajo ka këshilluar që të mos edukohen fëmijët në frymën e dhunës, ndërsa e ka argumentuar këtë duke thënë se mund të ngjallet ndjenja e hakmarrjes pasi fëmija rritet.
“Me të vërtetë çuditeni kur shihni burra duke i rrah gratë në publik apo e kundërta, jooo mos u çuditni por kërkojeni thelbin e problemit, çka mendoni ju a ka predispozita në të ardhmen ai fëmijë të jetë i dhunshëm. Sipas meje PO”, vlerëson më tutje profesionistja mjekësore e fëmijëve.
Ndërkohë, ajo përfundon shkrimin duke treguar se është e zhgënjyer dhe e mërzitur me këtë lloj edukimi./Gazeta Shneta/