Mamia Razije Musa ka zgjedhur të flas sot për një recetë të shëndetshme për fëmijët tuaj. Ajo tregon për një lloj pashtete e cila përgatitet me mëlçi.
Lexoni më poshtë recetën e plotë:
Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot dua të ndaj me ju një recetë të shëndetshme për fëmijët. “Pashtetë mëlçie”.
Meret mëlçia pastrohet mirë në ujë pastaj kullohet, për 30-40 minuta lihet të qëndroj në qumësht, pasi qëndron ashtu e fërgoni një qepë dhe një thelb hudër bashkë me mëlçinë, pas 8 minutave të fërgimit i qitni ujë dhe e leni ashtu të vlojë për 5-8 minuta me kapakun sipër.
Kur e shihni që është shtjerë uji i qitni vetëm të verdhat e dy vezëve të ziera dhe gjithë masën e futni në blender ku e fitoni pashtetën e shëndetshme.
Keni kujdes ushqimi nuk ngrohet dhe duhet të përdoretet brenda ditës. Kjo recetë vlen për beba nga 8+ kur testi i të kuqes së vezës është bërë paraprakisht.Vlerat ushqyese janë të shumta, përmbanë vitamin c, folate, koper e proteina . Keni kujdes ky ushqim nuk duhet të konsumohet më shumë se një herë në javë.Me dashuri, Razija /Gazeta Shneta/