Mamia e njohur shqiptare, me banim në Mbretërinë e Bashkuar, Razije Musa, ka folur në lidhje me rëndësinë që ka komunikimi që në foshnjëri, si dhe ka cituar disa nga këshillat që Anne Fernald, psikologe në Universitetin e Stanford-it, ka ofruar për nënat.
“Fernald rekomandon që të ju flisni fëmijëve që nga dita e parë e lindjes por kur fillojnë të rriten mundohuni që fjalët të u’a sjellni në kombinim”, shkruan mamia në një postim në llogarinë e saj në Facebook.
Tutje, ajo ka rekomanduar që nënat në vend se të lëshojnë ndonjë melodi muzikore derisa kryejnë ndonjë punë, do ishte më e rrugës që të komunikonin me të vegjlit e tyre. Librat me fotografi, sipas saj, mund t’ia zhvillojnë imagjinatën foshnjës në të ardhmen, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkohë që profesionistja mjekësore e fëmijëve ka treguar se që të gjitha këto informacione janë të bazuara nga studimet e kryera nga universitetet ndërkombëtare./Gazeta Shneta/