Përderisa kudo në botë, nënat ndajnë gjërat e tyre dhe të bebeve me të tjerët, duke qenë në gjendje të rregullt dhe të mirë.
Së fundmi mamia Razije Musa ka shpërndarë një postim në rrjetin social Facebook ka treguar për këtë praktikë në vendet e ndryshme si Anglia, Shqipëria se si këto shkëmbime janë krejtësisht normale.
Ajo këtë e ka quajtur kulturë të huazimit dhe sipas saj nuk ka asgjë të keqe në këtë aspekt, por këshilla e mamisë është që fëmijët kanë nevojë për rroba të pastërta dhe jo të shtrenjta, shkruan Gazeta Shneta.
Poashtu edhe karrocat mjaftojnë të jenë funksionale, dhe kjo praktikë mund t’i ndihmonte shumë familjeve në Kosovë, që të ardhurat e tyre nuk janë edhe aq të mira.
Për më shumë keni postimin e plotë të Mamisë Razije Musa: Kultura e huazimit.Të dashura nana, uroj të jeni mirë ju e bebushët. Shumë prej juve që jetoni jashtë Kosovës mund ta sjellni përvojën tuaj për temën e sotme. Unë tashmë jetoj mes Kosovës, Anglisë e Shqipërisë dhe mund ta bëjë dallimin.Një angleze nuk e ka aspak problem ta huazoj karrocën, krevatin e çdo gjë tjeter nga ndonjë shoqe apo e afërme e saj, mjafton të jenë në gjendje të rregulltë dhe të pastërt. Ajo që dua të them është se nëse krijohet kultura e huazimit në Kosovë nuk ka asgjë të keqe, madje keni përfitime edhe në edukimin e fëmijëve, ata do të mësohen t’i ndajnë gjërat bashkë kur të rriten. Këshilla ime është që fëmijët kanë nevojë për rroba të pastërta e të mira jo domosdoshmërisht nga butiqet, karrocë e krevat funksional të rehatshëm e të pastërt jo domosdoshmërisht të shtrenjtë e të veçantë. Unë po flas për shumicën në Kosovë për të cilët gjendja financiare nuk është e kënaqshme por e kuptoj që ndikimi i rrjeteve sociale dhe rrethit bënë që ata të ngushtohen fortë për të blerë gjëra trendi.Në fund vendimi është i juaji këshilla ime si profesioniste dhe njeri me përvojë pune për disa dekada jashtë vendit është që të fokusoheni në gjëra esenciale, ushqim të shëndetshëm, higjienë e mbi të gjitha dashuri e kujdes.Me dashuri, Razija
Mbesa ime Adea ēshtē edukuarē si tē
Huazojē gjėrat qē i nevojitenē asajē
Ponjashtu tē kursejē./Gazeta Shneta/