Se sa makijazh duhet të bëjë një femër për në punë është një çështje komplekse.
Në të vërtetë, pak femra dëshirojë të duken profesionale pa u bërë objekt. Sipas një studimi, femrat janë më të prirura të fitojnë një vend pune nëse kanë makijazh në një intervistë, ndërsa 2/3 e shefave në Britani thonë se do të ishin më pak të predispozuar të merrnin në punë një femër që nuk ka bërë tualet.
Hannah Martin, një artiste make up nga Londra, e cila ka kuruar disa figura të njohura të botës së artit thotë se makijazhi që do të bësh në një punë është ai që të tregon profesionale dhe gati për biznes.
“Sugjerimi im është makijazh klasik, duke mos dalë nga vetja. Bëni një përpjekje të dukeni profesionale, që do të thotë se e merrni punën seriozisht”, thotë Hannah.
Ndiqni shtatë këshillat e Hannah për një makijazh në pesë minuta
- Sigurohuni që fytyra juaj të jetë e mirëhidratuar. Mungesa e hidratimit në shtresën e sipërme të lëkurës mund të jetë themel që lëkura juaj të duket e thatë.
- Jepini dritë pjesës poshtë syve, pasi është shumë e rëndësishme, fillimisht me një korrektor dhe më pas me ‘concealer’ për t’u siguruar që sytë e mi të duken sa më të shndritshëm.
- Përdorni më pas një fondotintë si buzëkuq përmes qendrës së fytyrës për të rregulluar tonin e fytyrës dhe për të fshehur skuqjet e saj. Hannah zgjedh një fondotindë të bronztë Bobby Brown Skin Foundation Stick, për të shmangur përdorimin e tepër të pudrës.
- Për t’u dukur e freskët ajo ka aplikuar Pretty Powerful Pot Rouge III për mollëzat për tu dukur e bukur. Të njëjtin produkt ajo e përdori dhe për buzët për të pasur kombinim dhe jo kontrast ngjyrash.
- Për vetullat ajo përdor një laps sysh të errët, për tu dukur të plota dhe për të inkuadruar sytë. Pudra mund të jetë disi më natyrale se lapsi. Thjesht aplikojeni në vetull sipas drejtimit të rritjes së tyre për një pamje natyrale.
- Që sytë të duken të zgjuar por edhe johësh Hannah sugjeron Long-Wear Cream Shadow Stick mbi gjithë kapakun e syrit, duke u shprehur se toni duhet hapur me duar nga brenda-jashtë syrit.
- Hannah pëlqen llojin “smokey eyes” për tu dukur e zgjuar por duke përdorur vetëm një ngjyrë të errët dhe ji miksim i disa ngjyrave bashkë. Përdorni tre shtresa rimeli për të kompletuar pamjen. “Kur krijoni ‘smokey eyes’ duhet të siguroheni se keni aplikuar mjaftueshëm rimel që të mos ju humbin qerpikët.
Hannah krijoi këtë pamje për DailyMail Femail, si pjesë e fushatës Bobbi Brown’s The Pretty Powerful për gratë dhe vajzat, e cila promovon besimin tek femra përmes bukurisë natyrale, dhe se makjazhi nuk duhet të jetë i rënduar për të qënë joshëse.