Major Vjollca Hoti, Komandante e Policisë së Kosovës në Stacionin Jugor në Prishtinë, do të ligjërojë në Kongresin e parë Kombëtar të Shoqatave të Profesionistëve Shëndetësorë.
Hoti, e cila është nënkryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës do të vijë në kongres me ligjëratën mbi rolin e gruas në sektorin e sigurisë, shkruan Gazeta Shneta.
Disa nga çështjet që do të elaborohen në ligjëratën e saj janë:
– Rëndësia e bashkëpunimit në mes të shërbyesve shëndetësor dhe Policisë së Kosovës
– Roli dhe rëndësia e vajzave dhe grave në parandalimin dhe zbulimin e krimit
– Rëndësia e gruas në ndërtimin e paqës dhe sigurisë për të gjithë, duke u nisur nga familja
Kujtojmë se Major Vjollca Moti ka qenë laureatë e çmimit më të rëndësishëm ndërkombëtar për trimëri “Madaljen Valor” e cila iu nda në vitin 2016 në konferencën e 53-të të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave në Polici në Britani e Madhe. /Gazeta Shneta/