Majlinda Zeka ka treguar se reperi Majk, me të cilin e ka djalin, nuk kujdeset financiarisht për të birin.
Majk, i cili është babai i Roanit, deri sot shumë rrallë e pothuajse asnjëherë nuk e ka dëshmuar për publikun se ai po i kryen detyrimet që i ka si baba.
Mes shumë pyetjeve që i janë drejtuar ish-partneres së Majkit në Instagram, ishte edhe ajo në adresë të të atit të Roan: “A kujdeset financiarisht babi i Roanit për djalin e tij?”
“Jo, nuk kujdeset” ishte përgjigjja e prerë e Majlindës, e cila, në fund të fundit, nuk ka pse dhe nuk do ta fshehë të vërtetën e Majkit.