Derisa barku juaj fillon të rritet, mjeku juaj do të fillojë të masë këtë rritje, ajo që po mat aktualisht është distanca ndërmjet eshtrave të legenit dhe mitrës.
Kjo quhet lartësia fundore, lartësia është shumë e dobishme. Për shembull, nëse jeni shtatëzënë në javën e 29, atëherë lartësia juaj do të jetë rreth 29 cm. Kjo ndihmon në përcaktimin e datës së saktë.
Problemet mund të zbulohen poashtu nëse keni qenë shtatëzënë për rreth 25 javë, atëherë lartësia fundore është dikund mes 23 cm dhe 27 cm.
Çdo gjë që del nga ky varg tregon drejt një lindje më të komplikuar dhe çon në trajtim më tutje, transmeton Gazeta Shneta.
E vërteta është për shkak të një numri të madh të gjërave mund të shkojnë keq, prandaj porsa të arrini në çdo fazë të shtatzënisë duhet të keni kujdes.
Për çdo gjë që shihni të ndryshme në trupin tuaj dhe që shqetësoheni, kontaktoni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/