Kompania Mabetex ka fillur sot përgatitjet për nisjen e punimeve për ndërtimin e Klinikës së re të Pediatrisë në QKUK.
Kjo kompani e cila është në pronësi të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka fituar tenderin ndërkombëtar të shpallur në Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij spitali.
Emiratet e Bashkuara janë donator i projektit 22 milionësh i cili në përfundim do të marr edhe emrin e nënës Mbretëreshës Fatima bint Mubarak. Spitali do të jetë universitar për trajtimin e fëmijëve, do të ketë shërbimet e laboratorit, diagnostikës, intensivën, sallat e operacionit, krejt këto në 10 mijë e 200 metra katror.
Koordinatori i Projektit, Dr. Nexhmi Hyseni, ditë më parë në një bisedë për Gazetën ka treguar se se spitali i ri nuk do të ketë kardiokirurgji për shkak të mjeteve financiare jo te mjaftueshme . Sipas tij, ky repart do të kushtonte shumë dhe kjo është paraparë që të bëhet në të ardhmen. /Gazeta Shneta/