Lythat gjenitale: Shkaktarët, simptomat dhe trajtimi

2019-11-30 në ora 23:01

Lythat gjenitalë janë infeksion i transmetueshëm seksualisht që shkaktohen nga HPV-ja (human papillomavirusi).

Ata mund të shkaktojnë dhimbje, parehati dhe kruarje, transmeton Telegrafi.

HPV është sëmundja më e zakonshme seksuale, ndërkaq thuajse të gjithë personat që janë aktivë seksualisht do të infektohen me të paktën një lloj të këtij virusi gjatë jetës së tyre.

Cilat janë simptomat e lythave gjenitalë?

Lythat gjenitalë transmetohen përmes aktivitetit seksual, duke përfshirë seksin oral, vagjinal dhe anal. Ata mund të mos shfaqen edhe pas disa javëve apo muajve që jeni infektuar.

Jo gjithmonë lythat gjenitalë mund të shihen me sy. Ata ndonjëherë mund të jenë shumë të vogël dhe ta kenë ngjyrën si të lëkurës ose pak më të errët.

Lythat gjenitalë te meshkujt mund të shfaqen në:

  • Penis
  • Në pjesën anale
  • Në testikuj
  • Ijë
  • Kofshë.

Te femrat, këta lytha mund të shfaqen në:

Lythat mund të shfaqen edhe në buzë, gojë, gjuhë apo në fyt të personit që ka pasur seks oral me personin e infektuar me HPV.

Edhe nëse nuk mund t’i shihni lythat gjenitalë, prapëseprapë ata mund të shkaktojnë simptoma, siç janë:

– Rrjedhjet vagjinale

– Kruarje

– Gjakderdhje

– Djegie

Nëse shpërndahen apo zmadhohen, lythat mund të bëhen të parehatshëm ose mund të shkaktojnë edhe dhimbje.

Çfarë i shkakton lythat gjenitalë?

Shumica e rasteve të lythave gjenitalë shkaktohen nga HPV-ja. Ka rreth 30 deri në 40 lloje të HPV-së që specifikisht i prekin gjenitalet, por vetëm pak prej tyre mund të shkaktojnë lytha gjenitalë.

Virusi HPV transmetohet shumë lehtë përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, prandaj edhe konsiderohet sëmundje e transmetueshme seksualisht.

Sidoqoftë, jo gjithmonë virusi shpie në komplikime si lythat gjenitalë. Në fakt, në shumicën e rasteve virusi largohet pa shkaktuar ndonjë problem shëndetësor.

Faktorët e rrezikut për lythat gjenitalë

Çdo person që është aktiv seksualisht është i rrezikuar të infektohet me HPV.

Sidoqoftë, lythat gjenitalë janë më të zakonshëm te personat që:

  • Janë nën 30 vjeç
  • Pinë duhan
  • Kanë sistem të dobët të imunitetit
  • Kanë histori të abuzimit në fëmijëri
  • Janë fëmijë të një nëne që e ka pasur virusin gjatë lindjes

Cilat janë komplikimet tjera të mundshme të HPV-së?

Infeksioni i HPV-së është shkaktari kryesor i kancerit në mitër të qafës.

Llojet tjera të HPV-së gjithashtu mund të shkaktojnë kancer në vulvë, por edhe kancer anal dhe në penis.

Si diagnostikohen lythat gjenitalë?

Për ta diagnostikuar këtë sëmundje, doktori do t’ju bëjë pyetje për shëndetin tuaj dhe historinë seksuale. Kjo përfshin simptomat që i keni përjetuar dhe sa herë keni bërë seks, duke përfshirë seks oral, pa prezervativë.

Doktori do të performoj edhe ekzaminim fizik të zonës ku shfaqen lythat.

Te femrat, doktori mund t’ua bëjë edhe testin PAP.

Si trajtohen lythat gjenitalë?

Përderisa lythat gjenitalë që shihen shpeshherë largohen vet me kohë, HPV mund të zgjatet edhe në qelizat e lëkurës. Kjo nënkupton se herë pas here gjatë jetës suaj mund t’ju shfaqen lythat.

Kështu, menaxhimi i simptomave është i rëndësishëm sepse duhet ta shmangni transmetimin e virusit te tjerët.

Kjo nënkupton se lythat gjenitalë mund të barten te tjerët edhe kur nuk shihen ose s’ka simptoma tjera.

Për t’i trajtuar këta lytha, doktori mund t’ju përshkruajë tretmane që përfshijnë:

– Aldara

– Condylox

– acid trikloroacetik apo TCA

Nëse lythat gjenitalë që shihen nuk largohen me kohë, atëherë duhet t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje të vogël kirurgjike për t’i larguar.

Doktorët po ashtu mund t’jua largojnë lythat përmes:

– Djegies së lythave

– Ngrirjes

– Tretmanëve me laser

– Prerjes

– Injeksioneve

Nëse jeni femër dhe keni lytha gjenitalë, ju duhet ta bëni Pap testin çdo tre deri në gjashtë muaj pas tretmanit fillestar. Kjo i mundëson doktorit ta monitorojë çdo ndryshim në qafën tuaj të mitrës.

Si të parandalohen lythat gjenitalë?

Vaksinat e HPV-së të quajtura Gardasil dhe Gardasil 9 mund t’i mbrojnë femrat dhe meshkujt nga shumica e llojeve të HPV-së që shkaktojnë lytha gjenitalë, por edhe nga llojet që mund të shkaktojnë kancer në qaf të mitrës.

Individët deri në moshën 45 vjeçare mund t a marrin këtë vaksinë.

Përdorimi i kondomit gjithashtu është metodë e mirë për ta zvogëluar rrezikun e kontraktimit të lythave gjenitalë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *