Pothuajse çdo femër di diçka rreth celulitit. Dikush tashmë e ka atë, apo të tjera kanë dëgjuar nga miket për këtë problem.
Shumë femra që përballen me celulitin fillojnë të urrejnë trupin e tyre dhe e trajtojnë negativisht pa e pranuar atë. E kjo nganjëherë lidhet edhe me revistat e modës që promovojnë trupat ideale të femrave të korrigjuara nga “Photoshop”-i. E kur femrat shohin këto pamje “të përsosura”, humbasin vetëbesimin e tyre.
or çfarë është celuliti? Ky problem i lëkurës ndodh kur një shtresë e dhjamit shtrihet në indin lidhës, menjëherë nën sipërfaqen e lëkurës dhe krijon një gjilpërë me gjemba, të ngjashme me djathin në lëkurë. Për më tepër, celuliti është një fenomen normal që prek 80-90% të grave pas pubertetit.
Ndërkohë statistikat tregojnë se gratë shpenzojnë mbi 6 miliardë dollarë në vit për produktet dhe procedurat kundër celulitit për të hequr qafe këtë problem të lëkurës.
Megjithatë, asnjë nga studimet nuk mund të konfirmojë efektivitetin e produkteve të tilla. Nëse vuani nga celuliti dhe nuk dini sesi ta largoni, këtu keni një listë me mënyra natyrale për të fituar betejën kundër tij.
-Ndaloni së piri duhan
Fakti është se pirja e duhanit është e lidhur me një predispozitë në rritje të magazinimit të celulitit. Pra, nëse pini duhan dhe keni celulit, duhet që të hiqni dorë nga ky zakon dhe do hiqni qafe edhe problemin tuaj.
-Humbni kilet e tepërta
Shtimi në peshë ndikon në formimin e celulitit, këto dy gjëra janë të ndërlidhura dhe jo të shmangshme. Megjithatë, sa më shumë të hiqni kilogramët e tepërt, aq më i madh është reduktimi i celulitit.
-Ndryshoni dietën tuaj
Dieta është çelësi i rënies në peshë. Në rast se keni peshë të tepërt, ju duhet të përmirësoni kontrollin e sheqerit në gjak për humbjen e yndyrës dhe zvogëlimin e celulitit. Mundohuni që të shmangni karbohidratet dhe sheqernat. Shtoni në dietën tuaj më shumë proteina.
-Bëni sa më shumë ushtrime
Ju ndoshta nuk e dini se ushtrimet nuk ndihmojnë në kurimin e celulitit, por ndihmojnë në humbjen e yndyrës dhe zvogëlimin e problemit tuaj. Nëse nuk keni kohë për palestër, atëherë bëni disa ushtrime të thjeshta por efektive në shtëpi. Bëni ushtrime 2-3 herë në javë dhe do t’ju ndihmojë të arrini rezultatet e dëshiruara.
-Pini sa më shumë ujë
Hidratimi luan rolin kyç në shëndetin e përgjithshëm, dhe gjithashtu mund të ndihmojë me zvogëlimin e celulitit. Mundohuni të pini ujë ndërmjet ngrënies për të shmangur ushqimin e tepërt dhe për të mbështetur funksionimin e shëndetshëm qelizor.
-Bëni masazh
Është vërtetuar se masazhi limfatik ndihmon në uljen e shfaqjes së celulitit. Ajo punon duke lëvizur të gjithë sistemin imunitar të qelizave të bardha të gjakut rreth trupit dhe ndihmon yndyrën e hollë nën lëkurë rreth kofshës nëpërmjet qarkullimit në rritje dhe kullimit limfatik.