Komisioni për përzgjedhjen e drejtorëve të rinj në klinikat e QKUK’së do të ketë një punë të vështirë.
Punë të vështirë veçanërisht do të ketë në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri në Klinikën e Endokrinologjisë, shkruan Gazeta Shneta.
Që të tre kandidatet për këtë pozitë kanë kaluar testin me mbi 65 pikë. Drejtoresha aktuale, Dr Drita Mekuli është vlerësuar me plot 89 pikë në testim, Dr Venera Berisha-Muharremi me 77, ndërsa Dr Merita Emini Sadiku me 68 pikë.
Dr Bardhyl Gashi dhe Dr Vjollca Dedushaj munguan në test. Tre kandidatet e lartcekuara tani do t’i nënshtrohen intervistave para komisionit përzgjedhës.
Luftë e ashpër do të zhvillohet edhe për ‘drejtorllëkun’ e Klinikës së Gastroenterologjisë. Plot katër kandidatë janë thirrur në intervistë, duke kaluar pragun e 50 pikëve në testim. Dr Zaim Gashi, Dr Visar Berisha, Dr Arbër Veliu dhe Dr Skënder Telaku janë kandidatët. /Gazeta Shneta/
Dr Venera Berisha Muharremi