Këngëtarja me origjinë nga Kosova Loredana Zefi u arrestua nga Policia në Zvicër pasi akuzohet se ka mashtruar një çift zviceran duke ua marr rreth 900 mijë franga.
Loredana dyshohet se këtë vepër e ka kryer e ndihmuar nga vëllai i saj. Çifti zviceran fillimisht kishte ndihmuar vëllin e saj Beratin i cili i kishte gënjyer se e ka babain e sëmurë dhe zviceranët e ia kishin dhënë dhjetëra mijëra euro.
Kur e kishin kuptuar se janë mashtruar, ka hyrë në lojë Loredana e cila ishte prezantuar me identitet të rremë dhe kinse është e bija e një avokati. Ajo fillimisht iu kishte premtuar se do t’ua kthente paratë, ndërsa më vonë përmes shantazheve kishte arritur t’ua merrte edhe 700 mijë franga të tjera.
Këto vepra ajo dyshohet se i ka bërë nga viti 2016 deri në vitin 2018, kohë kjo kur Loredana ka qenë shtatzënë. Bashkëshortja e reperit Mozzik, Loredana është bërë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo ka lindur një vajzë të cilën e kanë quajtur me emrin Hana. /Gazeta Shneta/