Një djalosh 9-vjeçar ka humbur pjesërisht shikimin pasi po luante me një lazer të gjelbër, i cili djegi dhe shkaktoi një vrimë në syrin e tij.
Fëmija shkoi për t’u kontrolluar tek mjekët në Volos të Greqisë, pas një viti e gjysmë periudhë kohore që nga lëndimi i tij, transmeton Gazeta Shneta.
Një skanim i kryer nga ekipi mjekësor zbuloi se fëmija kishte një vrimë të madhe në pjesën e majtë të retinës së tij, e quajtur si makula, pjesë e rëndësishme e syrit për njohjen e fytyrave dhe fjalëve.
Zakonisht, vrimat në makulë janë të trajtueshme, megjithatë operacioni në mënyrë të paevitueshme shkakton kataraktin, i cili bën që të mjegullohet shikimi në mënyrë të përhershme.
Mjekët të cilët bënë pjesë në operacion, në “New England Medical Journal” paralajmëruan që të mbaheshin larg fëmijët nga laserët./Gazeta Shneta/