Këdo që punon nëse e pyesni pas orës 10 në mëngjes se si janë, krejt çfarë dëgjoni është se ata janë ”të lodhur”. Në fakt, edhe nëse e bëni të njejtën pyetje gjatë ditës, ka shumë mundësi që të dëgjoni përgjigje si: ”përgjumshëm”, ”të shpenzuar” apo ”të lodhur”.
Plogështia është prezente në jetën e të gjithë neve duke ju falenderuar rutinës mjaft të zënë ditore me punë të ndryshme, por një gjendje e vazhdueshme e lodhjes dhe plogështisë sipas Leonard A. Jason, Ph.D., profesor i psikologjisë në Universitetin DePaul, mund të jetë shenjë për sëmundje të tjera kronike, shkruan Womens Health Magazine transmeton Gazeta Shneta.
Ndjeheni të lodhur pas një nate të gjatë pushimi?
Një nga problemet kryesore : gjumi nuk është rifeskues për juve.”Shumica e pacientëve me Sindromin e Lodhjes Kronike ndihen të lodhur edhe pasi të kenë fjetur e pushuar” tregon Jason
Imagjinoni një orar prej 8 orësh gjumë, mbase edhe 10 ose 12 por prap mezi e ngrini veten nga shtrati në mëngjes. Këtë ndjenjë e jep SLK-ja.
Shkaktari i kësaj lodhje është ende një mister, edhe pse shumë pacientë kanë treguar se kanë vrejtur lodhjen kronike pas ndonjë infeksioni viral. Disa ekspertë besojnë se SLK-ja shkaktohet nga një kombinim i faktorëve të ndryshëm.
Këta faktorë përfshijnë një sistem imunitar shumë reaktiv and anomali hormonale – vetëm se një lidhje definitive ende nuk është gjetur.
Jeni ndjerë të lodhur për muaj të tërë?
Përderisa shumica e njerëzve kanë përjetuar ngarkesën e disa ditëve ku nuk kanë mundur të largojnë atë ndjenjën e lodhjes, diagnostifikimi i SLK-së mund të ndodhë vetëm pasi të keni përjetuar lodhjen për gjashtë muaj me radhë. ”Rreth një e katërta e popullatës ndjehet e lodhur, por vetëm 5% e tyre janë ndjerë të lodhur për më shumë se gjashtë muaj” shkruan Jason.
A po ju lodhë edhe një aktivitet më i vogli fizik?
Nuk duhet më shumë se vetëm një aktivitet i vogël fizik apo stres emocional që dikush me SLK të lodhet shumë. Pacientët me këtë sëmundje janë shumë të ndjeshëm në aktivitetet e përditshme dhe mund të marrë ditë të tëra që të rikuperohen. Nëse keni SLK, ju mbase nuk jeni duke bërë palestrën në kohë të rregulltë.
A po ndjeni dhimbje?
Ajo ndjenja e lodhjes nuk është vetëm problem i pacientëve që vuajnë nga SLK-ja – kokëdhimbjet, dhimbjet e muskujve, dhimbje në kyçe, nyje limfatike të enjtura dhe fyti i sëmurë mund të jenë të gjitha simptoma të sëmundjes. Doktorët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton dhimbjen, por nga një studim i bërë sygjerohet se inflamacionet kronike në trup mund të jenë të lidhura për SKL-në.
Nëse jeni diagnostifikuar me dhimbje të tjera kronike siç është Fibromialgia apo artritisi reumatik dhe trajtimi juaj momental nuk po ju ndihmon, është mirë të flisni me doktorin tuaj për Sindromën e Lodhjes Kronike. Shënim: Fibromialgia mund të shfaqet paralelisht me SLK-në.
A ndjehet truri juaj i zhytur në frikë?
Më shumë se 90% e pacientëve me SLK ankohen për probleme njohëse siç është mendimi i ngadalshëm, probleme në të kuptuarit e asaj që lexojnë, probleme me kujtesën apo ndjenjë e përgjithshme sikur truri tyre është i mjegulluar.
”Studimet kanë treguar se SLK-ja mund të jetë e lidhur me probleme në rrjetin e procesimit të informatave në trurin tuaj, gjë që mund të shpjegojë problemet njohëse dhe mentale”, shpjegon Jason.
Mos u djersitni nëse nuk j’u kujtohet ku i keni lënë çelësat tuaj, por nëse keni probleme në formulimin e një fjalie apo probleme me depresionin, atëherë vizitoni doktorin./ Gazeta Shneta